Kukudhi
Kukudhi, figurë e mitologjisë shqiptare. Sipas besimeve popullore, kukudhi ishte shpirti i të vdekurit që nuk gjente qetësi në varr, prandaj dilte natën në trajtën e një burri të trashë,
me këmbë të shkurtëra dhe me një bisht dhije e shëtitte gjithandej, duke sjellë fatkeqësi. Kukudhi përfytyrohej edhe si demon - grua që sillte murtajën në tokë. Në përfytyrimin e kukudhit ruhen mbeturinat e përfytyrimeve animistike. Kukudhët identifikohen me larvët e besimeve romake. Në kuptimin e figurshëm, kukudh do të thotë njeri i keq.