Kabirët

Kabirët, hyjni të lashta që adhuroheshin në Egjipt, Feniki dhe në Azinë e Vogël. Që këtej

kulti i tyre kaloi në Greqi. Nuk dihet mirë origjina dhe numri i tyre. Ka mundësi që me këtë emër të jenë quajtur kabirët grekë, perënditë e zjarrit, emri i të cilëve vjen nga kaibir (djeg) dhe kabirët fenikas, perëndi të fuqishme (kabir në gjuhën fenikase do të thotë i madh, i fuqishëm). Herodoti thotë se kabirët kishin një tempull në Memfis të Egjiptit dhe konsideroheshin si bijtë e Hefestit. Fenikasit adhuronin tetë kabirë si mbrojtës të lundrimit. Në kohën pellazgjike (dmth paragreke) ata adhuroheshin në Lemnos, Imbros dhe në Samotrakë. Në Samotrakë ata u shndërruan në perëndi, farkëtarë ndihmës të Hefestit. Kulti i kabirëve u mor nga grekët, pas dyndjes së tyre në Gadishullin e Ballkanit Në disa legjenda ata personifikojnë forcat e natyrës, në gjirin e së cilës ata kishin gjetur hekurin dhe metalet dhe kishin shpikur artin e punimit të tyre. Në Samotrakë kulti i tyre ishte shumë i përhapur dhe me kohë mori formën e mistereve.

Shih edhe