Vestia
Vestia, një nga hyjneshat më të mëdha romake, kulti i së cilës, pa dyshim, e ka zanafillën që në kohë shumë të vjetra, meqë ajo identifikohej me hyjneshën Hestia, që adhurohej si nga grekët ashtu edhe nga trojanët. Vestia ishte para së gjithash hyjnesha e vatrës. Ajo paraqitej jo nga një statujë, por nga zjarri, simboli i saj i gjallë. Çdo qytet kishte vatrën e tij dhe zjarrin e tij të shenjtë që mbahej ndezur nga priftëreshat, vestalet. Shuarja e zjarrit quhej fatkeqësi e madhe për qytetin. Zjarri ndizej përsëri me anë të rrezeve të diellit, që përqendroheshin në një pasqyrë (në kohë të vjetra e ndiznin duke fërkuar dy shkopinj druri). Kulti i Vestias, i vendosur nga Numa Pompilivazhdoi derisa lindi krishterimi.