Osirisi

Osirisi, hyjni e lashtë egjiptiane e ujit dhe e bimësisë. Kulti i tij ishte nga më të rëndësishmit në Egjipt, sepse ai lidhet me gjithë urtësinë e filozofinë e lashtë egjiptiane. Në mitologunë egjiptiane Ra (Amon-Ra) Dielli, ishte babai i Shu-së (Ajrit), Seb, biri Shusë (të cilin grekët e quanin Kronos dhe latinët Saturn) ishte Toka. Osirisi ishte biri i Sebit (Tokës) dhe përfaqësonte ujin. Ishte e natyrshme që në Egjipt, perëndia, që ishte bija e hyjneshës Tokë dhe vetë hyjnia e Ujit, të ishte perëndia e pjellshmërisë, e lulëzimit dhe perëndia kryesore e nëntokës. Në Egjipt ishte shumë i përhapur miti mbi vdekjen dhe ngjalljen e Osirisit. Sipas këtij nuti, Osirisi, kur kishte qenë mbiet i Egjiptit u kishte mësuar njerëzve bujqësinë, kishte vendosur ligje të drejta dhe përhapte kulturë kudo, por u vra nga vëllai i vet. Set Tifoni i cili e bëri trupin e tij copa-co- Pa dhe e hodhi në Nil. Gruaja c Osirisit, Isida, kërkoi pjesët e trupit të tij dhe, pasi i gjeti, i qau e i varrosi. Biri i Osirtsit, Hori, vrau Setin dhe ngjalli të atin. Tregimi mbi vdekjen dhe ngjalljen e Osirisit lidhej, si të thuash, me vdekjen e farës që futet në tokë dhe me ngjalljen e saj në formën e filizit jeshil. Osirisi identifikohet tek grekët me Dionizin. Për nder të Osirisit organizoheshin festa mistere, përmbajtja e të cilave ishte në përputhje të plotë me mi-

FJALUR 1 MITOLOGJISË

tin: vinin përpara një copë pëlhurë, në të cilën paraqitej trupi i Osirisit të vdekur. Gratë e qanin atë. Pastaj fillonin kërkimet e trupit të perëndisë së vdekur; atë sigurisht «e gjenin» dhe atëherë, turma e besimtarëve me britma gazmore «Ne e gjetëm, gëzohemi» plot entuziazëm jepej pas gëzimit në tempull dhe nëpër rrugë. Pjesëmarrësit në festat mistere shpresonin se ata, ashtu si Osirisi, do të fitonin pavdekshmërinë. Doktrina mbi shpërblimin në jetën e përtejme tërhiqte në kultin e Osirisit masat e shtypura. Miti mbi Osirisin ushtroi një ndikim të madh te krishtërimi dhe, për një kohë të gjatë, kulti i Osirisit e konkurroi atë.

Shih edhe

Përmendet te