Sinoni
Sinoni, kushëri i Odiseut. Në traditën më të vjetër epike përmendet rrallë; në «Eneidën» e Virgjilit del si gënjeshtar që i bindi trojanët të fusnin në qytet Kalin e Trojës. Natën Sinoni hapi kalin prej druri nga ku dolën të gjithë grekët që ishin fshehur brenda. Sinoni është bërë sinonim i një njeriu dinak.