Simplegadët
Simplegadët (gr. që përplasen njëri me tjetrin), shkëmbinj të Pontit në hyrje të Bosforit, në Trakë. Sipas traditës mitologjike, këta dy shkëmbinj, dikur të lëvizshëm, përplaseshin kur kalonin anijet. Ata u mbërthyen nga perënditë, kur midis tyre kaloi anija «Argo».