Siriusi

Siriusi (gr. djegës, përvëlues), yll shumë i madh që bën pjesë në yjësinë e Qenit të Madh. Me daljen e tij fillon koha e nxehtë e vitit. Në Egjiptin e vjetër dalja e Siriusit përkonte me vërshimin e Nilit (korrik), prandaj egjiptianët dhe grekët e vjetër i faleshin atij që të largonte veprimin e dëmshëm të zhegut të vapës mbi njerëzit dhe të mbjellat. Në Romë dhe në Greqi Siriusin e quanin Qen (Kanis).

Shih edhe