Sinidi
Sinidi, hajdut që jetonte në istmin e Korintit. Ishte aq i fuqishëm, saqë përkulte deri në tokë majën e një pishe, prej nga mori edhe nofkën Pitiokamptes (që përkul pishat). Kishte zakon t’u kërkonte kalimtarcve të mbanin majën e një pishe që ai e përkulte dhe pastaj i linte vetëm, kështu fatzinjtë hidheshin në ajër dhe pastaj copëtoheshin, ose e lidhte viktimën e tij në majat e dy pishave të përkulura, të cilat, duke u drejtuar, e shqyenin. U vra nga Tezeu? i cili për nder të fitores së tij organizoi në atë vend ku vrau Sinidin lojërat istmike.