Stentori

Stentori, hero i Argosit, i cili mori pjesë në rrethimin e Trojës dhe u bë i dëgjuar për forcën e zërit të tij. Ky zë ishte

aq i fortë dhe gjëmues, saqë 50 burra po të bërtisnin së bashku, nuk do të dëgjoheshin aq larg. Vetë Hera mori trajtën e tij për t’i thirrur grekët në luftë. Ai guxoi të sfidonte Hermesin, kasnecin e Olimpit dhe u vra në luftim.

Shih edhe