Shtrigat

Shtrigat, figura të mitologjisë shqiptare që përfytyroheshin si gra dhe sidomos si plaka të këqija e shumë të shëmtuara që jetonin në natyrë, sidomos në vende të fshehura, nëpër shtëpi të shkreta. Ato hanin njerëz: fëmijë, djem të rinj, gra të reja dhe cilindo që e urrenin. Sipas besimeve popullore, shtrigat flinin në mbrëmje dhe sapo i merrte gjumi u dilte shpirti prej trupit dhe shkonte tek ajo shtëpi ku ato donin të hanin ndonjë njeri: i futeshin atij në zemër, i pinin gjakun ose e mbytnin.

Përmendet te