Shtojzovallet

Shtojzovallet, figura të përrallave popullore shqiptare. Përfytyroheshin me një bukuri të madhe e me fuqi të mbinatyrshme. Vendbanimi i tyre i preferuar ishin bjeshkët dhe pyjet e dendura ku ato kalonin kohën, duke kënduar e duke vallëzuar.