Silvani
Silvani, hyjni romake e korijeve, e pemishteve dhe e pyjeve. Në fillim nderohej në trajtën e një peme, më vonë mori pamje njeriu dhe u identifikua me Panin ose me Faunin. Duke qenë hyjni keqdashës dhe i gatshëm për të ngacmuar, atë e kishin frikë udhëtarët që kalonin pyjet, kurse prindërit i frikësonin fëmijët e tyre me zemërimin e Silvanit, kur ata thyenin degët e pemëve. Atij i dhuronin fruta dhe kafshë. E paraqitnin zakonisht në trajtën e një plaku me pamje të gëzueshme, të mbuluar me shermashek, me një drapër në dorë.