Skilla

Skilla, nimfë e detit të Sicilisë. Pas saj u dashurua perëndia e detit, Glauku, por Circia, rivalja e Skillës nga xhelozia e shndërroi nimfën në një përbindësh të tmerrshëm. Ulërimat e saj të llahtarshme frikësonin të gjithë kalimtarët. Ajo vetë u lebetit dhe u hodh në det në bregun e Italisë, pranë kepit të dëgjuar që mban emrin e saj. Në gjirin e valëve u hap një shpellë e frikshme për lundërtarët, që mori emrin e Skillës. Që të hakmerrej kundër Odiseut, ajo përmbyti anijet e heroit, i cili me vështirësi shpëtoi, pasi humbi gjashtë shokë. Kjo legjendë është krijuar për të shpjeguar oshëtimën e valëve mbi shkëmbinjtë dhe kthesat e ngushticës që ndan Sicilinë me Italinë. Përballë shkëmbit të Skillës në bregun e Sicilisë, jetonte një përbindësh tjetër, Karibda. Kalimi midis Skillës e Karibdës ishte shumë i rrezikshëm për lundërtarët. «Skilla dhe Karibda» është shprehje poetike që ka kuptimin e rrezikut të dyfishtë. Në kuptimin e figurshëm, «të ndodhesh midis Skillës dhe Karibdës» do të thotë të rrezikohesh nga të gjitha anët.

Shih edhe

Përmendet te