Salinët

Salinët (lat. valltarë), k'olegjium priftërinjsh romakë prej 12 vetash, i themeluar nga Numa Pompili për të ruajtur dymbëdhjetë mburojat e shenjta të Marsit (Ankilet), nga të cilat njëra, sipas gojëdhënës, kishte rënë nga qielli. Mburojat rrinin varur në kodrën e Palatinit, prandaj priftërinjtë salienë quheshin gjithashtu palatinë. Festat për nder të perëndisë Mars ata i bënin në muajin mars. Gjatë festës, ata kalonin nëpër rrugët e qytetit, duke vallëzuar dhe duke kënduar himne antike, të ashtuquajtura këngë saliene. Këto himne ishin shkruar në një gjuhë aq të vjetëruar, saqë nga koha e Horacit këngët saliene nuk mund të kuptoheshin nga populli, kurse një shekull më vonë ata nuk mund të kuptoheshin edhe nga vetë priftërinjtë që i këndonin. Të gjitha këto dëshmojnë se salinët e kanë zanafillën në kohë shumë të lashta, kur njerëzit mendonin se me anë të kërcimeve magjike mund të ndikonin mbi natyrën dhe të siguronin nga ajo gjithçka që ata dëshironin.

Shih edhe