Silviu
Silviu (lat. i pyllit), biri i Eneut dhe i Laviniës. Sipas legjendës, djali i Eneut, Juli (Askanji), që themeloi Alba Longën, ia la pushtetin Silviut në
qytetin e Lavinit. Pas vdekjes së Julit, Silviu qeverisi në Alba Longa dhe u bë themelues i gjinisë mbretërore të Silvëve, nga e cila dolën themeluesit e Romës, Romuli dhe Remi. Emrin Silviu e mori pasi kishte lindur në një pyll, ku e ëma kishte shkuar meqë i trembej xhelozisë së Askanjit.