Satirët

Satirët, gjysmëhyjni të pyjeve, që poetët i ngatërronin shpesh me Faunët. Në mitologjinë greke satirët ishin bashkudhëtarë të Dionizit dhe personifikonin instiktet e egra. Ata ishin përtacë, epshndjellës dhe të prapë. E kalonin kohën duke ndjekur nimfat, duke kërcyer, duke i rënë fyellit dhe duke trembur fshatarët. Ata ishin gjithnjë të dehur dhe rendnin, duke mbajtur në dorë një gotë. I paraqitnin me veshë të gjatë me majë, me brirë të vegjël mbi një kokë tullace, me një hundë të

shkurtër e të shtypur, me këmbë cjapi dhe me një bisht të shkurtër kali ose cjapi. Në periudhën helenistike tiparet shtazore në paraqitjen e satirëve u zhdukën.

Shih edhe

Përmendet te