Lemurët

Lemurët, hije keqbërëse të të vdekurve (në përfytyrimet e romakëve të vjetër), që vijnë për t’u kallur lemerinë të gjallëve. Që t’i qetësonin ose t’i largonin, romakët bënin festën e quajtur «lemuria»: u hidhnin lemurëve bathë të zeza dhe i shtypnin gjatë gjithë natës në enë bakri për t’i trembur. Gjatë kësaj feste të gjithë tempujt mbylleshin dhe martesat ndaloheshin.