Lestrigonët
Lestrigonët, popull legjendar njerëzngrënës që banonte në Sicili, ose sipas të tjerëve, në veri të Italisë. Sipas Homerit, Odiseu, kur arriti tek ata, humbi një pjesë të madhe të shokëve të tij dhe të gjitha anijet (me përjashtim të anijes, në të cilën ndodhej vetë).