Laiu
Laiu, mbret legjendar i Tebës, biri i Labdakut, mbretit të Tebës, burri i Jokastës dhe babai i Edipit. Pas vdekjes së të atit Amfiona dhe Zeti e dëbuan nga Teba dhe ai shkoi në Peloponez, ku u prit mirë nga mbreti Pelop. Këtu ai rrëmbeu djalin e mbretit, Krisipin dhe djaloshi nga turpi vrau veten. Për
këtë krirrr, Hera, mbrojtësja e pastërtisë morale, i dërgoi Laiut për dënim sfinksin dhe vendosi që Laiu të vritej nga i biri. Prandaj, sipas legjendës, kur Laiu mori pushtetin në Tebë dhe u martua me Jokastën, ai u vra nga Edipi (i biri).