Lara
Lara, hyjneshë romake e heshtjes, e mbiquajtur nganjëherë Muta ose Tacita. Sipas legjendës, që e gjejmë tek Ovidi, Lara ishte nimfë e Almonit. Ajo i tregoi Junonës për dashurinë e Jupiterit ndaj Juturnës. I zemëruar perëndia ia preu gjuhën dhe urdhëroi Mërkurin që ta përcillte atë në Had. Gjatë rrugës ai u dashurua pas saj dhe ajo lindi dy larët. Lara konsiderohej nga romakët, njëkohësisht si hyjneshë e gojëkëqijve dhe si një nga hyjneshat e heshtjes së përjetshme (të vdekjes).