Larvët

Larvët, gjeni dhe demonë keqbërës që shpesh identifikoheshin me lemurët. Ata përfaqësonin gjithashtu shpirtin e të

vdekurve, që nuk kishin varr ose që kishin bërë gjatë jetës krime të pafalshme. Larvët, sipas besimit të lashtë, vinin në tokë për të munduar të gjallët dhe u shfaqeshin në trajtën e hijeve ose të skeletëve, duke sjellë me to tmerret, nevrasteninë, madje dhe epilepsinë. Besimi në larët e ka zanafillën te përfytyrimet primitive animiste.