Libitina
Libitina, hyjneshë romake e pjellorisë së tokës dhe e vdekjes. Tek romakët identifikohej me Venerën, te Horaci ajo është sinonimi i Vdekjes. Vdekjet shpalleshin në një tempull që ishte selia e administrimit të funeraleve, ku gjendeshin edhe të gjitha materialet e nevojshme për varrimet.