Librat Sibilinë

Librat Sibilinë, përmbledhje sentencash, qe, sipas legjendës, mbreti romak Tarkuin Krenari (ose Tarkuin Prisku) i bleu ato nga Sibila e Kumës (dorëshkrimi që bleu Tarkuini përbëhei nga tri ose nëntë libra). Të gjithë librat ishin shkruar në gjuhën greke. Përmbledhjet e proletëve, që quheshin më një emër të përbashkët librat sibiline, ruheshin në një arkë prej guri në tempullin e Jupiter-Kapitolit, por u zhdukën nga zjarri (viti 84 para es.). Pas kësaj, nga sentencat që u ruajtën, u hartua një përmbledhje tjetër e librave sibiliane, të cilën më vonë e rishikuan dhe e plotësuan perandorët Augusti dhe Tiberi. Me ruajtjen e librave dhe me interpretimin e profecive të shkruara në to merrej një kolegjium i veçantë priftërinjsh, ose siç i quanin ndryshe «interpretues të librave sibiline». Në kohën e mbretërve ky kolegjium përbëhej nga dy priftërinj. Më vonë numri i tyre arriti në 15. Me kërkesë të senatit, priftërinjtë ishin të detyruar në prani të zyrtarëve, të hapnin librat sibiline dhe të dinin nëpërmjet tyre se çfarë kuptimi kishin këto apo ato shenja dhe dukuri, cila kafshë ishte më mirë t’u bëhej fli perëndive, cili do të ishte përfundimi i kësaj apo i asaj pune, etj. Asgjë e rëndësishme nuk ndërmerrej pa u konsultuar me librat sibiline. Në kohë lufte dhe kryengritjeja, në kohën e sëmundjeve epidemike e të urisë, kërkohej ndihrna e librave sibiline, që ishin si një orakull i përhershëm. Janë ruajtur dymbëdhjetë libra të profecisë sibiline, që paraqesin një përzierje të çuditshme të

koncepteve e përfytyrimeve fetare, greko-romake, të judeve dhe të krishterimit.