Laura

Laura, figurë e mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohej si një grua e keqe, e cila jetonte në lumenj e pellgje. Ajo

zocëronte aftësinë për t’u shndërruar në një kafshë të shëmtuar. Si e tillë ajo dilte natën në breg të lumit, ose pranë një pellgu, duke bërtitur me zë të çjerrë dhe futej në ujë. Nganjëherë Laura dilte edhe në rrugë, duke bërtitur, ndërsa qentë e ndiqnin pas.