Linkeu
Linkeu 1. Biri i mbretit të Mesenisë, Afareut, vëllai i Idit. Ishte argonaut i dëgjuar për sy shumë të mprehtë. Mori pjesë në gjuetinë e Kalidonit dhe u vra nga Poluksi, sepse sipas iegjendës, ai ishte zënë me Kastorin për Hilairën e re, një nga më të bukurat midis heroinave. Në kuptimin e figurshëm, Linke do të thotë roje symprehtë. 2. Biri i Egjiptit, burri i danaidës Hipermnestër, e vetmja nga danaidat që nuk deshi të vriste burrin e saj.