Lugati
Lugati, figurë e besimit popullor shqiptar, që përfytyrohej si njeri i keq që dhe pasi vdiste ngrihej nga varri çdo natë (pëi veç të shtunës) dhe vizitonte shtëpitë e të afërmve, të të njohurve dhe prishte rregullin e qetësinë. Shpesh lugetërit përfytyroheshin të mbështjellë me pëlhurën e vdekjes, që sulmonin njerëzit dhe i mbysnin. Njeriu nuk mund ta kapte lugatin, sepse ai zhdukej në çast si një fantazmë. Mendonin se lugati vritej vetëm kur në varrin e tij ndiznin zjarr. Besohej se lugati ishte kundër hënës dhe e zinte menjëherë atë pjesërisht ose të tërën, ndaj fetarët myslimanë shqetësoheshin kur ndodhte eklipsi i hënës dhe e aëllonin me
pushkë që të largohej prej saj. Nga ana tjetër, hoxhallarët faleshin nëpër xhami(dhe i luteshin zotit për ta larguar atë. Lugetërit e mitologjisë shqiptare identifikoheshin me larvët dhe lemurët romakë. Në kuptimin e figurshëm, fjala lugat do të thotë njeri shumë i shëmtuar, njeri i keq, i cili u kall tmerrin njerëzve.
Luperkalet, festa që bëheshin në Romë më 15 shkurt për nder të perëndisë Pan, vrasësit të ulkonjës që kishte ushqyer Romulin dhe Remin. Festat bëheshin sipas një riti, që kishte për qëllim të ndihmonte pllenimin. Pjesëmarrësit e festët (luperkët) thernin disa dhi dhe një qen dhe, të mbuluar me lëkurat e tyre, rendnin nëpër qytet duke bërtitur, duke goditur turmën nga të gjitha anët me rripa të bërë nga lëkurët e kafshëve të therura. Gratë shtatzëna kërkonin vetë të goditeshin, duke menduar të zhduknin kështu dhimbjet e lindjes. Të tjerat besonin se në këtë mënyrë do të mbeteshin shtatzëna. Festat, që po zhdukeshin në fund të republikës, u rivenaosën nga Augusti dhe vazhduan deri në shekullin V të es.