Likurgu
Likurgu 1. Mbret legjendar i Trakës. Sipas legjendës, Dionizi, kur erdhi në Trakë me kortezhin e tij të bakanteve e të besnikëve, u sulmua nga Likurgu dhe u detyrua të ikte dhe të gjente strehë në det, në fund të shpellës së Tetidës. Perënditë për dëim e çmendën Likurgun dhe ai në krizë e sipër, vrau të birin me një sëpatë, duke menduar se po priste një hardhi. Përpara tmerrit të këtij krimi toka e Trakës u bë jopjellore. Një orakull u tha banorëve të vendit që ta vrisnin mbretin e tyre, ndai atë e lidhën në katër kuaj të egër që e shqyen dhe e bënë copë-copë. Fusha bleroi përsëri. 2. Legjislator spartan. Informacion i saktë për të nuk dihet, por sipas traditës ai ishte biri i
mbretit të Spartës, Eunonit. Fasi vdiq vëllai i tij më i madh Polidekti, që isfite bërë mbret i Spartës, ai zuri vendin e tij, por snumë shpejt e la fronin dhe u nis për udhëtime të gjata. Thuhet se ai vajti në Kretë dhe studioi ligjet e Minosit. Më pas ai shkoi në Egjipt, Libi, e madje deri në Indi. Kur u kthye në Spartë, ai e gjeti atë në një anarki të plotë. Me gjithë kundërshtimet e shumta, ai organizoi gjithë shtetin në bazë të ligjeve të reja. Kur dhe ku vdiq nuk dihet. Ai nderohej në Sparlë si një perëndi. Të giitha mstitucionet spartane quheshin si të krijuara nga ai, megjithëse ato në te vërtetë ishin produkt i një evolucioni të gjatë.