Lavinia
Lavinia, bija e vetme e Latinit dhe e Amatës. Ishte fejuar me një prijës vendas, Turnin, por gjyshi i saj, Fauni, i paralajmëruar nga orakulli, e kundërshtoi martesën dhe kërkoi që të pritnin ardhjen e një të huaji, që do të krijonte një fis të madh. Pas ca kohe në Itali zbarkoi Eneu, i cili gjeti strehim te Latini. Ky i fundit, i bindur se profecia po përmbushej, i dha vajzën për grua. Por Hera (Junona), që mundonte çdo qenie të fisit trojan, nxiti xhelozinë e tërbuar të Turnit dhe shkaktoi një luftim të ashpër. Eneu doli fitues dhe u martua me Lavinian. E mbetur vejushë, kjo e fundit lindi një djalë, Silviun, të cilit Askanji, i vëllai i tij prej babai, u detyrua t’i jepte qytetin e Lavinit, duke e caktuar më vonë edhe si trasliëgimtar të tij në fron.