Liberi
Liberi, hyjni latine shumë e vjetër, që kujdesej për kulturën e rrushit dhe për pjellorinë e arave. Identifikohej me Dionizin, perëndinë e verës dhe ne Cererën, hyjneshën e grurit. Megjithëse Dionizi grek (Bakusi) ia zuri vendin hyjnisë së lashtë italiane, Liberi vazhdoi të nderohej nga romakët. Liberi adhurohej dhe për nder të tij orgamzoheshin festat Liberalia. Që këtej mund të mendohet se Bakanalet ishin festa me origjinë greke dhe nuk i përkisnin kultit të Liberit italian.