Tali

Tali (Talos) 1. Vigan i bakërt, i krijuar nga Hefesti. Ai ruante Kretën në kohën e mbretit Minos me një vigjilencë dhe zell të madh. Ai i ndalonte udhëtarët të afroheshin në brigjet e ishullit, i vriste me gurë ose i digjte, duke i shtrënguar pas trupit të tij, të cilin më përpara e kishte skuqur në zjarr. Sipas legjendës, Medea arriti ta trulloste dhe ai, në krizë e sipër, preu damarin e këmbës, që ishte i vetmi vend i pasiguruar i trupit të tij. Burime të tjera thonë se Filokteti ia shpoi damarin me njërën nga shigjetat e tij. 2. Nipi dhe nxënësi i Dedalit. Ai ia kaloi mjeshtrit dhe ungjit të tij në zanat, duke shpikur sharrën, kompasin etj. Ziliqar për shpikjet e tij, Dedali e hodhi atë nga Akropoli, ndërsa Atena e shndërroi Talin në zog. Në disa mite nipi i Dedalit quhet Perdik.

Shih edhe