Rezi
Rezi (Rezus), mbret legjendar i Trakës. Ai kishte dy kuaj të shpejtë, më të bardhë se bora, që i kishte vënë në shërbim të Trojës në vitin e fundit të luftës kundër grekëve. Sipas një tradite, një orakull kishte parathënë se, në qoftë se këta kuaj do të pinin ujë në lumin e Skamandrës, Troja do të bëhej e papushtueshme. Por atë natë kur ai arriti në ndihmë të Trojës, u vra në gjumë nga Odiseu dhe Diomedi, të cilët, të lajmëruar nga Atena, fshehurazi u futën në kamp dhe i morën me vete kuajt.