Telemaku
Telemaku, biri i Odiseut dhe i Penelopës. I këshilluar nga edukatori i tij, Mentori, Telemaku u nis për të kërkuar të atin. Atë e shoqëronte hyjnesha Atenë, që kishte marrë pamjen e Mentorit. Gjatë udhëtimit ai i bëri vizitë Nestorit dhe Menelaut në Pilos dhe shkoi deri në ishullin e Kalipsosë. Kur u kthye në Itakë, atij iu desh të shpëtonte nga grackat e mëtonjësve të Penelopës. Më në fund. një ditë, në kasollen e bariut Eume, ai gjeti të atin që ishte kthyer në atdhe i veshur si lypës. Telemaku e ndihmoi atë të vriste armiqtë e tij dhe të merrte përsëri pushtetin. Mitet e mëvonshme tregojnë se pas vdekjes së të atit, Telemaku u martua me Circen. me të cilën pati një djalë, Latinin. Aventurat e Telemakut tregohen më hollësisht në librin I të «Odisesë». Miti mbi Telemakun shërbeu si subjekt për romanin e shkrimtarit francez të shekullit XVI Fenelon.