Mentori
Mentori, personazh i rëndësishëm në -«Odisenë» e Homerit. Odiseu, para se të nisej për në Luftën e Trojës, i besoi Mentorit administrimin e shtëpisë dhe edukimin e të birit, Telemakut. Figurën dhe zërin e tij i mori Atena, kur shoqëroi Telemakun në Pilos dhe në Spartë dhe kur ndihmoi Odiseun të vriste mëtonjësit. Mejcohë emri i tij u përdor për të treguar një këshilltar besnik dhe veçanërisht një pedagog me përvojë dhe të mençur. Që nga shekulli XIX emri i Mentorit ka marrë kuptimin e moralizuesit.