Isida

Isida (Izida), një nga hyjneshat më të rëndësishme të egjiptianëve të vjetër. Në fillim ka qenë hyjneshë e popullsisë që banonte pjesën moçalike të Deltës. Qendra dhe origjina e kultit të saj ishte Buti. Tradita popullore thotë se ajo në kohët më të hershme ishte martuar me perëndinë Osiris dhe ishte e lidhur shumë pas burrit të saj. Kur Osirisi istite mbret i Egjiptit, ajo ndihmoi shumë për të përhapur qytetërimin: u mësoi njerëzve artin për të shëruar plagët, i bashkoi burrat me gratë me lidhje të ligjshme dhe u tregoi njerëzve mënyrën për tëm

bluajtur grurin midis dy gurëve të rrafshët. Kur Osirisi u nis që të përhapte në vendet e tjera bujqësinë, Isida sundoi në Egjipt. Legjenda tregon se Osirisi u vra nga vëllai i tij i keq, Seti. E pikëlluar, Isida preu flokët, grisi rrobat dhe u nis të kërkonte kufomën e burrit të saj. Kur e gjeti, arriti të lindë me të një djalë, Horin. Isida e ngjalli Osirisin, i cili u bë mbret në botën e të vdekurve. Kur u rrit, Hori vrau Setin dhe shkoi të bashkohej me Osirisin në botën e përtejme. (Miti mbi vdekjen dhe ngjalljen e Osirisit personifikon bimësinë që vdes dhe ngjallet). Isida adhurohej në Egjipt që në kohën e mbretërisë së Mesme (mijëvjeçari i IV para es.) si hyjneshë e pllenimit, e jetës dhe e shëndetit. Në periudhën helenistike kulti i Isidës u përhap në Lindjen e Afërt, ku shkrihej me hyjneshat lokale të Fenikisë, Sirisë e të Palestinës. Nga Azia kulti i Isidës u përhap në Greqi e në Romë (në kohën e perandorisë), duke arritur deri në brigjet e Danubit. Në botën greko- -romake ajq u bë mbrojtësja e detarëve dhe hyjnesha e mbretërisë së nëntokës. Vuajtjet e Isidës, qe kërkonte burrin e saj, lufta e saj me Setin e keq, e bënë shumë popullore hyjneshën, mbrojtëse të të shtypurve dhe të grave. Për nder të Isidës organizoheshin festa që kishin karakterin e mistereve. "Në këto mistere mund të merrnin pjesë vetëm ata qëkishin bërë një rishtari të gjatë. Riti ishte në përputhje të plotë me mitin. Pjesëmarrësit e mistereve tregonin vdekjen e Osirisit, kërkimin nga Isida dhe ngjalljen e tij. Misteret ishin të ngjashme me ato të Demetrës. Ajo paraqitej në figurën e një lope, simbol i bujqësisë, por në artin greko-romak ajo paraqitej e ngjashme me Herën.

Shih edhe

Përmendet te