Kefali

Kefali → Cefali Kefeu → Cefeu Keiksi → Ceiksi. Kekropi (Kekropsi, Cekropsi), hero pellazgjik që mendohet të ketë qenë mbreti i parë i Atikës. Sipas legjendës, ai themeloi Athinën mbi kështjellën e Akropolit, që quhej edhe Kekropi. Në kohën e qeverisjes së tij ndodhi grindja midis Atenës dhe Poseidonit. për të zotëruar në atë vend. Kekropsi, i zgjedhur si arbitër për urtësinë e tij, e zgjidhi zënkën në favor të Atenës, kur kjo e fundit nxori nga toka një pemë ulliri. Për nder të saj qyteti u quajt Athinë. Kekropi solli në Atikë elementët e parë të qytetërimit. Ai u mësoi banorëve të qytetit shkrimin, hoqi flijimet në njerëz etj. Në periudhën e zhvillimit të shtetit skllavopronar të Athinës, nën sundimin e strategut athinas, Perikliut, dolën mitet që bënin fjalë për qëndrimin a Kekropit në disa qytete të Greqisë, bile edhe në Egjipt. Me këto legjenda skllavopronarët e Athinës përpiqeshin të argumentonin pretendimet e tyre ekspansioniste për ato vende, ku mbreti i tyre i parë gjoja kishte themeluar qytetet.

Shih edhe