Kaliroi
Kaliroi 1. Bija e Oqeanit, gruaja e Krisaorit me të cilin lindi Ekidnën dhe Gerionin. 2. Bija e perëndisë lumë Akelou, gruaja e Alkmeonit, të cilit i kërkoi me këmbëngulje t’i sillte gjerdanin dhe mantelin e Harmonisë. (→ Alkmeoni.) 3. Bija e Skamandrit, gruaja e Troji’t dhe nëna e Ilit dhe Ganimedit.