Danaiu

Danaiu (Danaos), biri i Belit. Në fillim mbretëroi në Egjipt me vëllanë e tij Egjiptin, por midis tyre plasi një sherr i madh dhe Danaiu me 50 vajzat e tij shkoi në Argolidë. Mbreti i këtij vendi e priti mirë Danaiun, por më vonë miku e përmbysi mbretin nga froni dhe mori pushtetin në Argolidë. Ai sundoi atje 50 vjet, prandaj dhe banorët e Peloponezit u quajtën danaj. Sipas legjendës, ai u shtir sikur donte të pajtohej me Egjiptin, i cili erdhi në Argolidë, me 50 djemtë e tij, të cilët u martuan me 50 vajzat e Danaiut (Danaidat). Natën e martesës vajzat e Danaiut, me porosinë e babait të tyre, i therën bashkëshortët. Vetëm Hipermnestra e shpëtoi burrin e saj, Linkeun.

Shih edhe

Përmendet te