Dauni
Dauni, mbret legjendar i Apulias (në Italinë Jugore). Sipas traditës, ai priti Diomedin pas kthimit nga Troja dhe i dha për grua vajzën e vet.
- — 9 Dedali, hero mitologjik, me emrin e të cilit shkrimtarët grekë, personifikonin zhvillimin e artit të arkitekturës dhe skulpturës në dru. Ai konsiderohet si arkitekti më i vjetër i Greqisë, si dhe shpikës i sharrës, i sëpatës dhe i shumë instrumenteve të tjera. Kur jetonte në Athinë, ai vrau nga smira nipin e vet, Perdikun (sipas një varianti tjetër Talin), që filloi t’ia kalonte në artin e tij. Pas kësaj ai shkoi në Kretë te mbreti Minos, ku ndërtoi labirintin për përbindëshin Minotaur. Por shpejt ai e zemëroi mbretin, sepse bëri për gruan e tij, Pasifajën, një dem prej druri. Prandaj Minosi e mbylli Dedalin dhe djalin e tij, Ikarin, në labirint. Dedali bëri atje fletë prej puplash të ngji-
Dedali dhe Ikari
tura rne dyllë dhe fluturoi së
uashku me djalin e tij. Rrug'ës
lkari u ngrit shumë iart dhe, ngaqë dielli i shkriu fletët e tij prej dylli, ai ra në det. Për Dedalin disa burime thonë se shkoi në Atikë, të tjera thonë se shkoi në Egjipt ose në Sicili, ose në Itali ku ai la gjurma të aftësisë së tij teknike. Miti mbi Dedalin ed'he Ikarin tregon se që në kohë shumë të lashta njerëzit fiiluan të mendonin si të përvetësonin mënyrën për të ecur jo vetëm në tokë, por për të fluturuar edhe në ajër. Është karakteristike se arritje të mëdha të mjeshtrit Dedal konsideroheshin jo statujat dhe ndërtesat e ngritura nga ai, por pikërisht fletët e bëra prej tij. Miti mbi Dedalin u krijua në Athinë, që ishte qendër e rëndësishme e tregtisë, e industrisë, e artit dhe e shkencës së Greqisë së Vjetër.