Feniksi
Feniksi 1. Zog përrallor që banonte në shkretëtirën e Arabisë. Ishte i madh sa një shqiponjë, me pupla të shkëlqyeshme dhe me fluturim të ngadaltë e plotë madhështi. Sipas legjendës. ai jetonte shumë shekuj. Duke mos qenë në gjendje të përjetësonte gjininë e vet, sepse nuk kishte femër të llojit të tij, ai ndërtoi një çerdhe me bimë aromatike dhe me barëra magjike, e vendosi përballë diellit dhe aty nisi të venitej. Një krimb, ose sipas të tjerëve, një vezë nisi të krijohej nga kocka dhe nga palca e tij. Prej saj doli një feniks i ri, i cili e çoi lëkurën e babail të vet të vdekur në altarin e Diellit, në Heliopolis të Egjiptit. Në gjuhën e sotme emri i Feniksit është bërë simbol i përjetësisë dhe i rilindjes. 2. Babai ose vëllai i Evropës, eponim i fenikasve. 3. Plak nga Tesalia, i cili i mësoi Akilit artin e luftimit. Në luftën e Trojës atë e dërguan te Akili, që t’i mbushte mendjen heroit të pajtohej me Agamemnonin e të merrte pjesë në luftë.