Idoteja
Idoteja (Ejdoteja), nimfë deti, bija e Proteut. Ajo pati mëshirë për Menelaun, të cilin pas Luftës së Trojës, shtrëngata e kishte përplasur në një ishull të shkretë, pranë brigjeve të Egjiptit. Idoteja e mësoi Menelaun si ta kapte në befasi Proteun dhe ta detyronte atë që t’i tregonte mënyrën për t’u kthyer në atdhe.