Blatimi

Blatimi, veprim që bazohej në shpërndarjen e një pijeje për nder të një perëndie ose të një heroi. Në Greqi dhe në Romën e vjetër, me sa duket, nën shembullin e Lindjes e të Egjiptit, blatimi ishte një nga ritet kryesore të flijimeve dhe përbënte nganjëherë vetë flijimin. Në kohën e drekës ose të darkës, kur së bashku me besimtarët ishin thirrur të «merrnin pjesë» perëndia ose stërgjyshërit, blatimet ishin dhurata në pije (verë ose një përzjerje me mjaltë, ujë e qumësht). Në Romë prifti pinte vetë, pastaj u jepte edhe të tjerëve të shijonin pijen, të cilën e derdhte midis brirëve të kafshës që bëhej fli. Nganjëherë pija e blatuar derdhej në tokë, ose në flakën e zjarrit të shenjtë, kur prifti shqiptonte

një formulë të shkurtër për të thirrur në ndihmë perëndinë.

Shih edhe