Ditirambi
Ditirambi, këngë për nder të Dionizit në Greqinë e Vjetër. Në fillim ditirambi ishte një himn për nder të Dionizit, që këndohej nga pasuesit e tij, të veshura me lëkura dhije, të cilat kërcenin rreth altarit nën drejtimin e një korifeu, me një ritëm herë të ngadaltë, herë të gjallë, sipas natyrës së legjendës së perëndisë. Deri në shekullin VII para es., ditirambi ishte i lidhur me kultin e Dionizit. Më vonë u bë shkëputja dhe ditirambet filluan të këndohen edhe për heronjtë. Në gjuhën e sotme ditirambi është një lëvdatë e tepruar, që i bëhet dikujt. a diçkaje.