Melpomeni
Melpomeni (gr. këngëtare), një nga nëntë muzat, që mbronte tragjedinë. Në fillim Melpomeni ishte muza e këngës dhe e harmonisë muzikore. Por kur u bë shoqëruesja e Dionizit, menduan që të vënë nën mbrojtje të saj tragjedinë që lindi nga kulti i Dionizit. Paraqitej si një grua e gjatë, që mbante në kokë një maskë tragjike.