Miniu
Miniu, hero eponim i fiseve minë të Beotisë e të Tesalisë. Ishte biri i Poseidonit. Sipas një tradite, ai emigroi nga Tesalia në Beoti dhe u bë mbret i Orkomenit (në Beoti). Në mit bëhet fjalë për vajzat e Miniut, që u shndërruan në lakuriqë nga Dionizi. Sipas legjendës, në Orkomen nuk donin ta pranonin perëndinë Dioniz. Kur në Orkomen erdhi prifti i Dionizit, Baku, dhe i thirri të giitha vajzat dhe gratë të
dilnin në pyje e male në festën gazmore të perëndisë, tri vajzat e Miniut nuk shkuan. Ato nuk donin ta pranonin Dionizin si perëndi. Të gjitha gratë e Orkomenit dolën nga qyteti dhe shkuan në pyje dhe atje, me këngë e valle, nderuan perëndinë. Të lidhura rreth e rrotull me dredhka, me tirsa në duar, ato i thurrnin lavdi Dionizit, kurse vajzat e mbretit të Orkomenit rrinin në shtëpi qetë-qetë dhe endnin. Erdhi mbrëmja dhe vajzat e mbretit nuk e kishin lënë punën. Përnjëherësh një mrekulli u shfaq përpara syve të tyre. U dëgjuan në pallat tingujt e daulleve dhe të fyejve. Fijet e tyre u shndërruan në degë hardhie dhe veshë të mëdha rrushi u varën mbi avlëmendet. Ato zunë të gjelbërojnë, duke u mbështjellë me dredhka. Kudo vërshoi kundërmimi i mirrës dhe i luleve. Me habi shikonin vajzat e mbretit këtë mrekulli. Përnjëherësh në të gjithë pallatin të mbuluar nga mugëtira e mbrëmjes, shkëlqeu drita e pishtarëve. Dëgjohej vrumbullima e kafshëve të egra. Në të gjitha dhomat e pallatit u dukën luanë, pantera, arinj, rrëqebuj, të cilët me ulurima rendnin nëpër pallat. Të tmerruara, vajzat e mbretit përpiqeshin të fshiheshin në dhomat më të largëta dhe më të errëta, që të mos shihnin shkëlqimin e pishtarëve dhe të mos dëgjonin vrumbullimën e kafshëve të egra, por më kot. Në asnjë vend nuk mund të fshiheshin. Trupat e princeshave fi- Huan të rrëgjoheshin, u mbuluan me lesh të errët miu, në vend të duarve u dolën fletë me cipë
të hollë dhe u shndërruan në lakuriqë. Që atëherë, sipas legjendës, ato fshiheshin nga drita në gërmadhat dhe guvat e errëta e të lagëta. Kështu i dënoi ato Dionizi. Miti mbi vajzat e Miniut është përpunuar nga Ovidi.