Melikerti

Melikerti, perëndi e detit, biri i Inojës dhe i Atamantit. Legjenda tregon se Hera ishte zemeruar me Inojën dhe Atamantin, sepse kishin marrë përsipër të rritnin Dionizin, birin e Semelës, që urrehej shumë nga Hera. Hyjnesha vendosi t’i dënonte ata. Ajo e çmëndi Atamantin, i cili në krizë e sipër e Melikertin, sipas disave, në një kazan të valuar, sipas disa të tjerëve, e vrau me një bastun hekuri, por ka edhe një variant tjetër që thotë se për të shpëtuar nga ndjekjet e Atamantit të shkalluar, Inoja u hodh në det së bashku me Melikertin. Këtu ata u pranuan nga hyjnitë e detit dhe Melikerti mori emrin Palemon. Lojërat istmike u themeluan për nder të tij nga Sizifi.

Shih edhe

Përmendet te