Forkiu
Forkiu (Forkin), hyjni e detit, biri i Poseidonit dhe i Gjeas. U martua me motrën e vet, Cetojën, me të cilën lindi Graiet dhe sipas një tradite, edhe Gorgonat. Nga martesa e Forkiut me Hekatën lindi Skilla. Forkiu konsiderohej si një nga hyjnitë e vjetra të detit, paraardhës i Nerëut dhe Protëut.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.