Friksi2

Ka edhe një zë tjetër me këtë emër: Friksi1

Friksi, hero beotian, biri i mbretit të Tebës, Atamantit, dhe i Nefelës. Për të shpëtuar nga ndjekjet e njerkës së tyre, Ino, Friksi dhe motra e tij Hela ikën, hipur dash me bashkë të

artë, të cilin ia kishte dërguar nëna e tyre Nefela. Duke kaluar nga Evropa në Azi, Hela ra në det që u quajt me emrin e saj Helespont (deti i Helës, Dardanelet e sotme). Friksi arriti në Kolkidë, ku i bëri fli Aresit dashin e tij magjik, kurse bashkën e artë e vari në një korije të shenjtë nën mbrojtjen e dragoit.

Shih edhe