Flama
Flama, figurë e mitologjisë shqiptare, demon keqbërës që përfytyrohej si shpirti i të vdekurit që nuk gjente qetësi në varr. Flama vinte në tokë dhe u shkaktonte njerëzve nevrasteninë, madje dhe epilepsinë. Si figurë mitologjike ajo ka tipare të ngjashme me lemurët romakë.