Furitë

Furitë, demonë romakë të mbretërisë se nëntokës, që personifikonin brejtjen e ndërgjegjes dhe hakmarrjen. Ato nuk janë tjetër veçse Erinitë greke me një emër latin. Më vonë u dalluan tri Furi: Alektoja, Megera dhe Tisifona, ashtu si poetët lielenistikë kishin dalluar tri Erini. Dhe ata u veshën atyre të njëjtin rol dhe të njëjtat atribute. Për këtë dëshmojnë përshkrimet e Virgjilit e të Ovidit dhe monumentet e shumta që paraqitnin këto hyjni. Në kuptimin e figurshëm furia — grua e tërbuar, grua e keqe.

Shih edhe

Përmendet te