Fatitë

Fatitë, tri vashat e fatit që endnin pëlhurën e jetës. Sipas treg'imeve popullore shqiptare, ato vinin te djepi i foshnjës natën e tretë pas lindjes dhe përcaktonin fatin e të ardhmen e tij. Njëra nga ato mbante furkun, tjetra dridhte boshtin dhe e treta priste fijen me gërshërë. Kjo e fundit ishte e rreptë dhe e paepur; ajo nuk kursente as të riun, as plakun, as të pasurin, as të varfërin, as bariun, as mbretin. Ato krahasohen me tri Moirat (Parkat) e mitologjisë greke.

Shih edhe

Përmendet te